
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur uljen e akcizës për karburantet, duke reflektuar menjëherë në çmimet për qytetarët.
Për naftën, akciza dhe TVSH-ja janë ulur me rreth 7 centë për litër, ndërsa për benzinën me 4 centë, një lëvizje që pritet të sjellë lehtësim të ndjeshëm në treg.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se masa do të zgjasë deri në fund të krizës, ndërsa ulja e çmimeve do të ndihet “në mënyrë dramatike” nga qytetarët.
Por opozita në Shkup reagoi menjëherë, duke i cilësuar masat si të vonuara dhe të pamjaftueshme për të ndalur rritjen e çmimeve.
Ndërkohë, në Shqipëri situata paraqitet krejt ndryshe, ku qytetarët përballen me çmime të larta dhe masa që shpesh nuk sjellin ulje reale në treg.
Ndërsa rajoni ul çmimet, pyetja që lind është e drejtpërdrejtë: pse jo edhe në Shqipëri?






