Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Vlorë këtë mëngjes, për të inspektuar punimet në rrugën Bunavi-Kërkovë në qarkun Vlorë. I shoqëruar nga drejtuesi politik i PS në këtë qark Bledi Çuçi dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Rama takoi nga afër disa banorë të zonës.

“Banorët mezi presin që të bëjmë ndërlidhjen e unazës së 7 fshatrave dhe është një segment 1.1 km për ta mbyllur“, u shpreh ministri. “Do bëhen edhe konvikte europiane këtu. Këtu do vijnë ushtarakët e parë, me kushtet optimale”, shtoi Rama.

Nuk munguan batutat me banorët e zonës, të cilët e ftuan kryeministrin për kafe.

“10 kafe, vetëm shëndet te keni se na duhesh edhe shumë vite”, u shpreh njëri prej tyre.

Punimet në këtë rrugë kanë hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj dhe do të jetë një mundësi zhvillimi për 7 fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu