Myrto Uzuni ia ka dalë të bëhet golashënuesi më i mirë i Granadas në gjithë historinë e klubit spanjoll, duke gjetur golin e 45 me fanellën e këtij ekipi.
Për javën e 18-të në La Liga 2, Granada po fiton 2-0 kundër Racing Santander. Goli i dytë i vendasve u shënua nga Myrto Uzuni në minutën e 53-të, çka solli realizimin e dhjetë në 15 ndeshjet e këtij sezoni.
Me këtë gol beratasi i Kombëtares lë pas një emër si Youssef El Arabi (44 gola), që deri më sot mbante rekordin. Tanimë emri i Uzunit është shkruar me gërma të arta në Spanjë, të paktën për klubin e Granadas.
Nëse marokeni El Arabi i shënoi 44 gola në 134 takime, Myrto Uzuni në 103 takime ka shënuar 45 gola me Granadan./shqiptarja