Myrto Uzuni ka thyer heshtjen, disa javë pasi mori lajmin e papritur se nuk do të ishte pjesë e grupit kuqezi për Euro 2024. Sulmuesi u la jashtë nga trajneri Silvinjo duke qenë një nga surprizat e trajnerit brazilian.
Lojtari shmangu polemikat, duke mos bërë reagime as në media dhe as në rrjetet sociale, duke qëndruar larg tyre, teksa këto javë që nga publikimi i listës i ka kaluar duke rikuperuar dëmtimin që kishte pësuar që në mars më Kombëtaren, si dhe me pushime.
Sot, ka ardhur postimi i tij i parë i mirëfilltë dhe ishte me një mesazh që i kushtohej pikërisht Kombëtares shqiptare.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkruante Uzuni në mesazhin e tij në mbështetje të Shqipërisë e cila luan nesër ndaj Spanjës ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj.PANORAMASPORT.AL