
Këto janë kushtet skandaloze ku mbahej mishi i pulës në magazinat e subjektit “KMY”.
Produkti ushqimor i vendosur në ambient me prani myku dhe ndryshku, përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore.
Nëse Agjencia Kombëtare e Ushqimit nuk do të ushtronte kontroll në magazinat e “KMY” ky mish mund të kishte përfunduar në tryezat tona. Në lidhje më këtë rast televizioni “Ora News” iu drejtua më një kërkesë për informacion AKU-së.
Rritja e çmimeve prek xhepat e shqiptarëve, Ibrahimaj premton masa mbrojtëse për shtresat në nevojë
Ky institucion na bën me dije se subjekti u gjobit 300.000 (treqind mijë) lekë, ndërkohë që u mor masa e bllokim të pjesshëm të aktivitetit . Për shkak të ruajtjes së mishit në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në total u bllokuan 738 kg produkt fileto dhe gjoks pule.
Duke u nisur nga fakti që kjo situatë prek drejtpërdrejtë konsumatorin televizioni “Ora News” iu drejtua me një kërkesë për informacion “KMY”-së.
Subjektit iu kërkua një përgjigje e plotë dhe transparente për shkeljet e konstatuara, masat e marra, përgjegjësit brenda subjektit dhe nëse aktiviteti është rikthyer në standarde të sigurta për konsumatorët.
“KMY” ka vendosur të kyç gojën përballë një çështjeje që prek drejtpërdrejt sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
Mungesa e një përgjigjeje zyrtare jo vetëm që dëmton besimin publik, por rrit edhe pasigurinë për standardet që ndiqen në treg.
Te heshtësh kur konsumatori pret informacion në lidhje me sigurinë e produkteve që konsumon, thellon dyshimet mbi mënyrën se si trajtohen nga “KMY” shkeljet që prekin shëndetin e qytetarëve.
Më herët në një investigim të kryer nga televizioni “Ora News” është denoncuar fakti se “KMY” kishte kryer procedura te dyshimta të asgjësimit të sallamit të skaduar.
U dënua për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako bën veprimin e papritur
Kjo pasi, AKM, institucion që duhet të jetë prezent në asgjësimin e produkteve të hequra nga përdorimi, nuk kishte asnjë informacion ku kishte përfunduar 54 ton mish dhe sallam i skaduar “KMY”./Oranews






