Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar shqiptarët në Preshevë. Shqiptarët në Luginë protestuan kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.
Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha së kjo është protesta e dytë pas saj që u mbajt në Bujanoc dhe sipas tij kjo nuk është protesta as e parë dhe e fundit që ka të bëj më pakënaqësinë e shqiptarëve në Luginë.
Sipas Mustafës, herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës.
“Preshevarët janë gjithmonë ata të cilët prijën proceset politike në Luginë të Preshevë, me këtë është shpreh një pakënaqësi të jetës shoqërore: E para, për shkak të pasivizimit të adresave tendencë e hapur për spastrim etnik, mos kthimin e gjykatave të Prokurorisë në Preshevë, mos lejimi të simbolit kombëtar, mos lejimi i teksteve që botohen në Kosovë, mos kthimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit që në vitin 2020 e mori Policia e Serbisë”, tha Musfafa për RTK.
Shqiptarët kërkuar që të ketë edhe njohje të diplomave të të gjithë të rinjve të Preshevës të cilët i kanë përfunduar studimet në Kosovë dhe punësimi i kuadrove në institucionet shtetërore dhe një varg të drejtash të cilat po i mohohen komuniteti shqiptar.
Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke përdorur mjetet politike, karshi albanafobisë që është prezentë në politikën e Serbisë.
Ai ka kërkuar që të ketë mbështetje nga faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri dhe një ditë, herët a më vonë që Lugina të jetë pjesë e Republikës së Kosovës.
“Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, kanë kthyer sytë e ndjenjën e shpirtin ka Prishtina e Tirana. Në këtë drejtim angazhimi e jetësimi i politikës shqiptare është në këtë tre komuna është që një ditë herët a më vonë të bëhen pjesë integrale të Republikës ku ndjehen të lirë dhe të barabartë”, tha ai./RTK