Elon Musk do të ketë qenë nën efektin e drogave psikodelike gjatë fushatës zgjedhore që çoi në zgjedhjen e Trump-it. Këtë e zbulon New York Times, duke konfirmuar nga njëra anë një fakt tashmë të njohur – që pronari i Tesla-s dhe Starlink-ut përdor rregullisht substanca narkotike – dhe nga ana tjetër, që kjo konsumim ishte veçanërisht intensiv në periudhën kur ai mbështeste më fuqishëm Trump-in.

Zbulimi vjen vetëm një orë para konferencës për shtyp ku Musk, i shoqëruar nga Trump, pritej të njoftonte largimin e tij nga DOGE – agjencia e krijuar për të realizuar shkurtime masive të shpenzimeve publike në SHBA.

Sipas New York Times, miliarderi përdorte një “cocktail” prej rreth 20 substancash, mes të cilave Adderall (stimulues që përdoret për trajtimin e çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit), ketaminë, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene. Gjatë asaj periudhe, Musk shfaqte shenja të forta hiperaktiviteti: merrte pjesë në shumë aktivitete elektorale, kërcente dhe sillej në mënyrë të çuditshme në skenë dhe postonte pa pushim në X, rrjeti social në pronësi të tij.

Disa orë para konferencës për shtyp, Musk i ishte kthyer kritikës ndaj planit të madh të uljes së taksave të propozuar nga Trump, në një intervistë ekskluzive për “CBS Sunday Morning”, pjesë të së cilës ishin publikuar paraprakisht. “Jam i zhgënjyer nga plani i shpenzimeve – tha miliarderi – sepse rrit deficitin dhe minon punën e DOGE”.

Pavarësisht kësaj, në hapje të konferencës për shtyp, Trump lavdëroi punën e Musk në DOGE: “Ai zbuloi mijëra mashtrime. Janë shpërdoruar miliarda dollarë. Zbuloi 59 miliardë dollarë të harxhuar për dhoma hoteli, bursa në Birmani, në Ugandë”. Presidenti njoftoi se do të çojë këto raste në gjykatë dhe shtoi se dëshiron që shkurtesat e DOGE të bëhen përfundimtare: “Por do të na duhet miratimi i Kongresit,” pranoi ai.

Musk qëndronte në këmbë pranë presidentit në Zyrën Ovale, duke dëgjuar Trump-in që vazhdoi: “Elon e ndryshoi situatën. SHBA ishte një vend i vdekur, tani jemi vendi më i mirë në botë.” Konferenca për shtyp duhej të shënonte fundin e bashkëpunimit të miliarderit me qeverinë. “Por jam i bindur që ai do të rikthehet së shpejti me ne,” vazhdoi presidenti.

Elon Musk ishte veshur me një bluzë që imitonte grafikën e filmit “Kumbara” (“The Godfather”), por me shkrimin “The Dogefather”. “Do të rikthehem së shpejti në këtë zyrë që është rinovuar shumë bukur, ka madhështinë që meriton,” tha ai. Dhe shtoi: “Do të vazhdoj të jem këshilltar i presidentit.”

Kur fjala iu dha gazetarëve, Musk u pyet për përdorimin e drogës, por ai shmangu pyetjen, duke sulmuar në vend të saj New York Times: “Është po ajo gazetë që raportoi lajme të rreme për Russia-gate.”

 

Lajmi në përditësim…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu