Kjo është e papranueshme. A po jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendimet?, shkruan sot Elon Musk në X duke iu rikthyer ndalesës së gjyqtarëve për çështjen e emigrantëve në Shqipëri.

Kështu e komenton themeluesi i ”Paypal” dhe ”Tesla”-s një postim të Ian Miles Cheong, i cili në profilin e tij prezantohet si një influencues social dhe i cili shkruan se ”qeveria e Giorgia Melonit në Itali nuk do të lejohet të dëbojë të huajt e paligjshëm, sipas gjyqtarëve që sapo vendosën kundër vendimit të saj”.

yacht hotel sarande

”Ata cituan se si Egjipti ka një histori të vakët të të drejtave të njeriut dhe për këtë arsye dërgimi i ilegalëve nga Egjipti në vendin e tyre mund të shkelte të drejtat e tyre njerëzore, kështu që nuk mund të bëhet”, vazhdon ai.

”Kufijtë e Italisë do të mbeten të hapur dhe Evropianët e Rinj do të lejohen të vërshojnë si në Itali ashtu edhe Evropë, përherë e më shumë”, përfundon Cheong në X.

Postimi i Ian Miles Cheong shoqërohet me një foto të Giorgia Melonit./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu