Është zgjeruar harta e zonave të prekura nga Murtaja e Ruminantëve të vegjël në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije Agjencia Kombëtare e Veterenatisë dhe Mbrojtjes së bimëve, e cila njofton se deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.

Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Kujtim Mersini, Epidemiolog Veterinar, Pedagog në UBT në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se kishte një hetim për fermerë të cilët kanë blerë kafshë dhe nuk kanë treguar se ku i kanë blerë.

Mersini: Kishte një hetim për fermerë të cilët kanë blerë kafshë dhe nuk kanë treguar se ku i kanë blerë, një pjesë e tyre treguan vetëm gjysmë e të vërtetës se ku i kanë blerë. Fermerët kanë tentuar ta fshihnin pa ditur se çfarë rreziqesh ka kjo sëmundje.

Hetimet janë çuar në Prokurori dhe ajo do të ndjekë hetimet për të parë nga kanë ardhur kafshët. Të gjithë fermerët duhet ta tregojnë historikun se ku i kanë marrë kafshët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu