Murtaja afrikane e derrave eshte konfirmuar ne Lezhe. Ministria e Bujqësisë raporton se ne njesine administrative Shengjin jane konstatuar 15 krere derra te ngodhur me prezence te semundjes.Menjëherë është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura dhe eshte bere disinfektimi i mjedisit.
Nderkohe është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare Ferma qe ndodhet rreth 10 km afer me vatrën e konstatuar me heret në malin e Rrencit.
Ministria e Bujqësisë ka marrë masat per kufizimin e përhapjes se sëmundjes. Aktualisht eshte vendosur ndalimi i tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve ne Lezhe, eshte ndaluar lëvizja derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në treg .Nderkohe qe cdo levizje duhet te konfirmohet nga veterineret.
Po ashtu eshte vendosur te behet inventarizimi dhe gjurmimi me teste laboratorike për sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave, në zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, në Njësitë Administrative: Shëngjin, Kolsh, Zejmen, Lezhë, Balldre, Kallmet dhe Shënkoll të Bashkisë Lezhë.
Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën nje rrezik te madh për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë. / abcnews.al