Nga Ervin Resuli

Përmes informacionit nga Shoqata e Gjuetarëve Lezhë, mësohet se në malin e Torovicës, në zonën ku po ndërtohet rruga e re, janë konstatuar 12 derra të ngordhur (10 të butë dhe 2 të egër). Ky është një sinjal alarmi i përhapjes së Murtajës Afrikane të Derrave (MAD), e cila tashmë ka prekur edhe zonat më të ulëta pas rasteve në Kukës dhe Has.

yacht hotel sarande

Kjo situatë përbën një rrezik serioz për:

Shëndetin e kafshëve në këtë zonë të populluar.

Ekonomitë e fermave të derrave, të cilat rrezikojnë dëme të pallogaritshme.

Fatkeqësisht, shkarrimi i Shërbimit Veterinar Shtetëror dhe emërimi i personave pa profesionin e duhur kanë bërë që ky shërbim të jetë jashtë kontrollit. Strukturat veterinare, nën mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, janë në një gjumë letargjik, duke mos reaguar ndaj kësaj krize.

I bëj thirrje Ministres dhe AKVMB-së: Zgjohuni dhe ndërhyni menjëherë! Në rrezik janë ekonomitë e fermave, siguria ushqimore dhe shëndeti i njerëzve.

**INFORMACION PER PUBLIKUN**

JO, Murtaja Afrikane e Derrave (MAD) nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, as përmes kontaktit me kafshët e infektuara dhe as përmes konsumit të mishit të derrave të infektuar (nëse mishi do të konsumohej, gjë që nuk rekomandohet).

MAD është një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse vetëm për derrat e butë dhe të egër. Kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit, por ka pasoja të mëdha ekonomike dhe për sigurinë ushqimore, sepse:

1. Shkakton ngordhje masive të derrave.

2. Dëmton fermat dhe zinxhirët e furnizimit.

3. Pengon eksportet e produkteve të derrit për shkak të kufizimeve të tregtisë ndërkombëtare.

Pra, rreziku kryesor i MAD është për ekonominë dhe sigurinë e furnizimit me ushqime, jo për shëndetin e njerëzve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu