Italia e Xhenaro Gatusos e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në stadiumin e Bergamos, “Azzurrët” shënuan një fitore të pastër 5-0 kundër Estonisë, duke dhënë sinjal të qartë se grupi është i bashkuar dhe i vendosur për të rikthyer entuziazmin te tifozët.gatuzoPas ndeshjes, trajneri Gatuso nuk e fshehu kënaqësinë e tij.

“Duhet të falënderoj këta djem për paraqitjen e bërë. Në pjesën e parë mungoi vetëm goli, por luajtëm një lojë të mirë. Atmosfera e krijuar këto ditë më pëlqeu shumë. Merita është e lojtarëve. Tani mendojmë për ndeshjen tjetër, që do të jetë më e vështirë.”

Gatuso theksoi edhe rëndësinë e grupit dhe objektivin kryesor që ka Italia në këtë rrugëtim.

“Ne kemi një qëllim të madh të bëjmë njerëzit të lumtur. Të rikthejmë krenarinë dhe besimin te italianët. Lojtarët e dinë që unë dua një skuadër që lufton për çdo top, edhe kur gabon. Në futboll gabimet ndodhin, por ajo që ka rëndësi është qëndrimi në fushë.

“Në këtë debutim të shkëlqyer, Italia tregoi jo vetëm forcë sulmuese, por edhe ekuilibër në çdo repart të lojës.Gatuso përgëzoi lojtarët për shpirtin e garës dhe profesionalizmin që treguan në këtë përballje. “Urime djemve të mi. Tani duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së hënës. Ky është vetëm fillimi, duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë.

“Me këtë fitore bindëse, Italia dërgon një mesazh të fortë për rivalët në grup dhe rrit besimin e tifozëve se kjo skuadër ka potencial të arrijë larg.Fillimi është premtues, por rruga drejt Botërorit është e gjatë dhe e mbushur me sfida.

Gatuso kërkon që ekipi të mos kënaqet me një ndeshje të vetme, por të ruajë ritmin dhe përqendrimin në çdo hap. Italia nis pra me buzëqeshje dhe entuziazëm – një sinjal i qartë se projekti i ri i Gatusos mund të sjellë fryte të mëdha dhe t’i rikthejë tifozëve krenarinë e munguar./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu