Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO, që caktoi masat e sigurisë për të dhe Ilir Metën.

Ndër të tjera, Kryemadhi zbuloi dhe disa prapaskena, teksa u rikthye pas në kohën kur ajo dhe Meta ishin aleatë me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Ajo ka thënë se i ka propozuar vetë Ramës që të kandidonte Erion Veliajn si kryebashkiak për Tiranën dhe për këtë gjë, ka gënjyer Metën.

“Kështu është, të zënë haqet. Unë dhe Edi Rama e kemi gënjyer Ilir Metën, për të bërë kryebashkiak Erion Veliajn. Që mu thaftë goja dhe dora bashkë.”– tha Kryemadhi./sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu