
Pas më shumë se 40 vitesh transmetim, MTV – dikur simboli i muzikës dhe i rinisë – po i jep fund transmetimeve tradicionale. Lajmi ka ngjallur nostalgji te miliona shikues që u rritën me ekranin që solli për herë të parë videot muzikore në çdo shtëpi.
Para se të ekzistonin YouTube apo TikTok, MTV ishte vendi ku lindej pop-kultura. Logoja ikonike, zhurma statike mes videove, prezantuesit që paralajmëronin hitet e radhës – të gjitha këto përkufizonin vitet ’80 dhe ’90. Brezat e asaj kohe kujtojnë emocionin e pritjes për këngën e preferuar, regjistrimin e videove në kaseta dhe programet si TRL apo Headbangers Ball, që e bënë MTV një pjesë të pandashme të jetës së tyre.
Sot, ndërsa rrjetet sociale kanë marrë vendin e tij, mbyllja e MTV shënon fundin e një epoke për muzikën televizive dhe kulturën e rinisë. Siç shkruajnë shumë përdorues në rrjet, “është si të mbyllet një kapitull i rinisë sonë”.