Një ngjarje e veçantë dhe emocionuese ka ndodhur në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku kanë ardhur në jetë trinjake të shëndetshme: Iliriana, Amaya dhe Cataleya. Kjo lindje e rrallë vjen si rezultat i një procedure fertilizimi in vitro, tashmë e mundur falë shërbimeve të reja që po ofrohen edhe në maternitetin shtetëror.

Ky është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për prindërit, por edhe për stafin mjekësor që me profesionalizëm dhe përkushtim ka ndjekur nga afër këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt prindërimit.

Ofrimi i fertilizimit të asistuar në maternitetin publik përbën një hap të rëndësishëm drejt aksesit më të gjerë në trajtimin e infertilitetit për çiftet shqiptare.

qqë nga dhjetori 2024, fertilizimi in vitro ofrohet falas në institucionet publike shqiptare, fillimisht në Qendrën për Riprodhimin e Asistuar pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, me një shkallë suksesi prej 42% gjatë 20 rasteve të para. Synimi është që gjatë vitit 2025, ky shërbim të zgjerohet edhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, duke ofruar trajtim për mbi 150 çifte në nevojë.

Përmirësimet infrastrukturore në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” — përfshirë 360 shtretër, 7 salla operacioni dhe shërbime intensive — e kanë bërë të mundur këtë hap të rëndësishëm drejt aksesit të gjerë publik në teknologjitë më të avancuara për trajtimin e infertilitetit në Shqipëri.

Trinakat Iliriana, Amaya dhe Cataleya janë tashmë një shembull frymëzues i suksesit të këtij shërbimi publik dhe një burim gëzimi për familjen dhe komunitetin mjekësor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu