Motra e Egli Progës, Jonida Proga ka folur para protestuesve, ku është shprehur se vëllain e saj e vranë dhe e lanë në mes të rrugës.
Jonida tha se vrasësit e vëllait të saj janë katër dhe jo vetëm ai që është në burg, Denis Meçe.
Ajo deklaroi se Egli Proga nuk vdiq nga pija por u qëllua nga katër barbarë me emra dhe mbiemra.
“Jam e prekur që nuk na latë vetëm as mua, as bashkëshorten e Eglit, as fëmijët e tij, as babain tim.
Ishte 9 gusht ku në këtë orë vëllai im Egli u gjet i vdekur pa asnjë shenjë jete.
Vdiq në rrugë mes Pogradecit, vdiq i rrahur në kokë, në trup.
Janë 4 vrasësit e Eglit. Unë jam juriste e di shumë mirë çfarë rolesh kanë bashkëpunëtorët.
Egli nuk vdiq nga pija por u qëllua nga 4 barbarë që kanë emra dhe mbiemër”, tha Jonida./ CNA