
Nisur nga situata e motit me reshje dëbore ❄️ në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, 🚔 Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR 🚨 për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 🚗🏍️.
⚠️ Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.
📌 Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore 📵🚸 dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore 👮👮🏻♂️ në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.
🚧 Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.
📞 Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë 🚔.
#RespektoniRregullatEQarkullimit 🚸
#NdiqniUdhëzimetePolicisëRrugore 🚔