Moti i keq ka përfshirë këtë fundjavë Italinë. Nga veriu në jug, gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila prej muajsh vuante nga thatësira. Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, pas ditësh me motit të veshtirë.
Një pjesë e madhe e qytetit të Bolonjës dhe zona përreth është përmbytur. Një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro: ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë që u tërhoq nga rrjedha e ujit.
Gjatë natës përmbytjet kanë përfshirë dhe Ravenën, Modenën dhe Reggio Emilia. Reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët e Apenineve.
Për ditën e sotme, alarmi portokalli është lëshuar në Kalabrinë jugore dhe Joniane, në një pjesë të madhe të Emilia-Romagna-s, në pjesë të Veneto-s dhe Basilicata-s dhe në pjesën juglindore të Lombardisë./tgcom
View this post on Instagram