Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku në zonat malore ka patur reshje dëbore.

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë ka patur probleme të qarkullimit rrugor në disa zona malore, prandaj policia ka apeluar për më shumë kujdes.

yacht hotel sarande

Policia ju kërkon drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma bore.

 

Njoftimi:

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, 🚔 Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 🚗🚴‍♀‍, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore 👮👮🏻‍♂‍.

Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora ❄️, për shpërndarjen e kripës 🚧.

Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 📞 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

#RespektoniRregullatEQarkullimit 🚸

#NdiqniUdhëzimetePolicisëRrugore 🚔

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu