2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

yacht hotel sarande

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, edhe një anije peshkimi është fundosur në basenin e portit të peshkimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar./tvklan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu