
Vazhdon të jetë problematika situata nga moti i keq në disa zona. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Edhe në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, vazhdojnë të jenë nën ujë 200 hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman.
Në qytetin e Beratit nuk ka më problematika, ndërsa në fshatra ka prani të ujit në tokat bujqësore.
Ndërkohë në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga 7.8–8.3 metra. Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut./shqiptarja







