
Serbia është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, që ka sjellë reshje të dendura shiu, shtrëngata me bubullima dhe breshër të madhësisë së topit të pingpongut, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të shumta materiale: shumë pemë janë shkulur me rrënjë, çatitë e shtëpive janë dëmtuar rëndë, ndërsa tulla e materiale të tjera ndërtimi janë shembur nëpër rrugë. Përveç kësaj, sasia e madhe e reshjeve ka përmbytur rrugët, duke i kthyer ato në lumenj të rrëmbyeshëm.
Mediat vendase raportojnë për situatën alarmante në disa zona, ndërsa pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale pasqyrojnë realitetin e zymtë që ka përfshirë pjesë të ndryshme të vendit.
/Telegrafi/