Era e fortë dhe rreshjet kanë shkaktuar prolematika edhe në Tiranë. Në një ndër rrugët në qendër të Tiranës në krah të Radio Televizionit Shqiptar për shkak të motit të keq një pemë është shkulur nga era e për rrjedhojë është bllokuar rruga. Menjëherë është izoluar zona ndërsa për shkak të këtij incidenti automjetet nuk mund të këlojnë në rrugën nga Liceu artistik “Jordan Misja” drejt Kryeministrisë. Në rrugën Ismail Qemali të përshkuar në të dyja krahët nga pemët edhe më herët thyerja e degëve ka paraqitur rrezik për qytetarët. Ndërkohë në kryeqytet si dhe në shumë zona të tjera të vendit vijojnë rreshjet e dendura të shiut.