
Pas orës 14:00 të kësaj të premteje, Belshi dhe zona e Dumresë janë përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. Moti ekstrem ka shkaktuar pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa akse rrugore të qytetit.
Sasia e madhe e ujit ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe rrezik për këndësorët dhe automjetet në lëvizje. Era e fuqishme ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
/vizionplus