Protesta e opozitës e thirrur më 29 tetor pritet të nisë në orën 17:00. Struktura e degëve të PD-së miratoi sot orën dhe pikat ku do të mblidhen protestuesit.

Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë marrë përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan ‘mosbindje civile’ përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri.

yacht hotel sarande

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Data e protestës u njoftua dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berishë në mbledhjen e kryesisë më 21 tetor, pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, aleatit të tij në opozitë. Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës rrëmbim politik, duke thënë se Rama nxorri banditë nme uniformë për të tërhequr zvarrë kreun e PL.

Edhe Partia e Lirisë ka njoftuar se do të jetë e pranishme në këtë protestë për të ngritur zërin kundër arrestimit të liderit të saj.

Kur ndodhemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare tashmë opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit. E ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani. Kjo e fundit do të vendosë nëse do e cojë dosjen për gjykim apo do e kthejë në SPAK, apo do e pushojë.

Protesta e parë e asaj që nga PD quhet ‘mosbindje civile’ ishte më 7 tetor. Zgjati 3 orë. U vu re një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestë ishte më pak se ishte paralajmëruar./report

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu