Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike akuzon mazhorancën se po merr drejtimin dhe kontrollin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke ia hequr opozitës këtë të drejtë.

Me anë të një postimi në rrjetin X, deputeti demokrat shpjegon edhe aktin më të fundit ë PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Asgjë nuk e ngop më, Edi Rama kërkon edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit! Për Grupin Parlamentar të PD ky është një regres i papranueshëm në hapësirën dhe rolin institucional që ka opozita në Kuvend dhe në procesin e integrimit”, thekson mes të tjerash Bardhi.

Më tej ai shpjegon se ky këshill është forumi më i lartë këshillimor për integrimin në BE.

“Ai u krijua në vitin 2015 sipas modelit kroat dhe jo pronë e ndonjë partie, por me gjithpërfshirje dhe transparencë, si dhe afrimin e opozitës në rolin e saj, duke i lënë drejtimin. Por sot, Edi Rama ka kërkuar t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit”, sqaron deputeti më tej.

Në fund ai jep alarmin se kryeministri po i merr të gjitha pushtetet nën kontroll dhe se i është bërë “obsesion i rrezikshëm i pushtetarit dhe nuk e kënaq më asgjë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu