Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Izraelit përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, duke i bërë thirrje të mos ndërmarrë sulme ajrore pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me Iranin.

“Izrael. Mos hidhni bomba. Nëse e bëni, është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi, tani!”, shkruan trump në postimin e tij.

Reagimi vjen pasi mëngjesin e sotëm hyri në fuqi marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Izraeli tha se kishte rënë dakord me propozimin, ndërsa Irani tha se do të ndalonte sulmet nëse Izraeli do të bënte të njëjtën gjë.

Ushtria izraelite më pas deklaroi se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Irani, por Teherani mohoi sulmet.

Më herët, në një pronocim për gazetarët Trump përpara nisjes drejt samiti të NATO-s në Holandë, Trump kritikoi të dyja palët për shkeljen e marrëveshjes, duke folur me tone të ashpra ndaj Izraelit, të cilin e akuzoi se ka vepruar në mënyrë agresive sapo u njoftua marrëveshja.

“Kemi dy vende që kanë luftuar për kaq gjatë dhe kaq fort, sa nuk dinë më çfarë dreqin po bëjnë,” u shpreh Trump, duke akuzuar të dyja palët për shkelje të armëpushimit që ai kishte njoftuar mbrëmjen e kaluar.

Presidenti amerikan deklaroi se personalisht nuk e konsideron zyrtarisht të prishur marrëveshjen e armëpushimit, por shprehu pakënaqësi të thellë ndaj veprimeve të Izraelit.

“Izraeli, sapo arritëm marrëveshjen, doli dhe hodhi një ngarkesë bombash siç nuk kam parë ndonjëherë. Ishte ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë,” tha Trump.

“Nuk jam i kënaqur me Izraelin. Kur unë them ‘tani keni 12 orë’, nuk do të thotë që dilni në orën e parë dhe i hidhni të gjitha bombat që keni. Nuk jam i kënaqur me ta. Nuk jam i kënaqur as me Iranin”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu