Qytetarë dhe ish te perndjekur protestuan kundër ndërhyrjeve restauruese në ish-burgun politik te Spaçit.

Ata denoncojnë fshirjen e kujtesës historike dhe kërkojnë pezullimin e punimeve.

Autoritetet akuzohen për mungesë transparence dhe përdorim të vendit si skenë filmi.

Në hijen e mureve të krisura të ish-burgut famëkeq të Spaçit, aty ku dhimbja e diktaturës është ende e gjallë, qytetarë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre protestuan kundër asaj që e quajnë “fshirje të kujtesës historike”.

Në qendër të protestës është projekti i ndërhyrjes restauruese, i cili sipas tyre jo vetëm që nuk ruan autenticitetin e godinave, por rrezikon të shndërrojë Spaçin nga simbol i vuajtjes, në një dekor filmik pa ndjeshmëri historike.

‘’Një riparim i asaj natyre ku të mos bjerë ndesh me tjetërsimin e këtij objekti dhe duke pasur miratimin e atyre personave që kanë bërë me dhjetëra e dhjetëra vite burg’’.

“Prioriteti ynë tani, çmontimi i 11 majit”- Këlliçi: Në Bruksel kemi bërë detyrën duke thënë të vërtetën
Protestuesit kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe një transparencë të plotë mbi projektin, i cili, sipas tyre, është hartuar pa konsultim me komunitetin dhe pa ndjeshmëri ndaj asaj çka Spaçi përfaqëson.

Mbështetjen e tij për protestën e dha edhe kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, i cili u bëri thirrje institucioneve që të rishikojnë ndërhyrjen dhe të përfshijnë zërat e viktimave në çdo vendimmarrje.

’’Që të ruhet indentiteti i patjetërsuar i ish burgut të Spaçit. Patjetër që edhe institucioni i bashkisë Mirditë edhe pse është brenda territorit të bashkisë ka kërkuar këto lloj informacionesh dhe patjetër do të reagojmë në mënyrë që ky institucion të ruhet identiteti sepse shërben’’.

Punimet në Spaç po kryhen edhe në kuadër të përgatitjes për një film artistik që do të xhirohet në ambientet e burgut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu