Fluturimet mbi Iran sonte ne ora 22 (Marre nga Flightradar)

Agjencia e BE-së për Sigurinë e Aviacionit (EASA) rekomandoi sot operatorët që të mos kryejnë fluturime në hapësirën ajrore të Iranit në mes të situatës së përshkallëzuar në rajon.

Në një deklaratë, EASA tha se së bashku me Komisionin Evropian, kanë lëshuar një Buletin Informativ të Zonës së Konfliktit duke rekomanduar operatorët “të mos kryejnë fluturime në hapësirën ajrore të Iranit në të gjitha nivelet e fluturimit”.

yacht hotel sarande

Rekomandimi erdhi pasi Irani kreu një sulm të madh raketor ndaj Izraelit si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe një komandanti të Gardës Revolucionare iraniane.

“Rekomandimi është i vlefshëm deri më 31 tetor 2024 dhe mund të rishikohet më herët, dhe të përshtatet ose të tërhiqet, në varësi të vlerësimit të rishikuar”, thuhet në deklaratë.

EASA ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën, për të vlerësuar nëse ka një rritje apo ulje të rreziqeve për operatorët e avionëve të BE-së si rezultat i “evoluimit të kërcënimit”. /AA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu