Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, është marrë masa detyrim paraqitje ndaj 7 pedagogëve të universitetit të Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi dhe për një sekser, ndërkohë që pedagogët janë pezulluar nga detyra.
Emrat e pedagogëve dhe lëndët përkatëse:
- Ornela Bilali – Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi – Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji – Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani – Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Edlira Gugu – Lënda: Letërsi për fëmijë.
- Florinda Tarusha – Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj – Lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme.
Pedagogët i përkasin ciklit të ulët të studimeve në këtë universitet dhe janë nën hetim për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti. Pretendohet se studentët kanë paguar pedagogët për të kaluar lëndët në të cilat kishin mbetur gjatë vjeshtës.