Detaje të reja janë zbardhur për tragjedinë që i mori jetën një familjeje shqiptare në Porcari të Luccas, Itali. Viktimat janë identifikuar si Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, Hadjar, 23 vjeç dhe Xhesika, vetëm 15 vjeçe. Familja, me origjinë nga Shqipëria, ishte prej vitesh e integruar dhe e respektuar në komunitetin lokal.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes fatale janë bërë esalacionet e monoksidit të karbonit që mund të jenë çliruar nga një kaldajë me defekt. Banesa është sekuestruar ndërsa ekspertët zjarrfikës po kryejnë verifikimet teknike për të përcaktuar shkaqet e sakta.

Alarmin e dha xhaxhai i familjes, i cili pasi nuk mori përgjigje nga telefonatat, shkoi vetë në banesë së bashku me karabinierët. Ai u intoksikua gjithashtu nga gazi dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos në Pisa, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy efektivë të rendit pësuan helmim më të lehtë dhe u liruan nga spitali një ditë më pas.

Ngjarja ka tronditur thellë qytetin e Porcarit, ndërsa kryebashkiaku Leonardo Fornaciari shprehu dhimbjen e komunitetit, duke kujtuar edhe një tragjedi të ngjashme të ndodhur në vitin 1992. Babai punonte në një kompani lyerjeje, nëna ishte shtëpiake, djali punonte si elektricist dhe vajza ishte nxënëse./Lanazione

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu