Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë sot në konferencën ku u prezantua raporti i monitorimit “Konsultimi Publik në Qeverisjen Qëndrore”.

yacht hotel sarande

Në fjalën e tij, ministri Balla tha se konsultimi publik është një nga mekanizmat më të rëndësishëm që siguron transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje në vendimmarrje, por mbi të gjitha është një komponent i rëndësishëm i grupkapitullit të parë negociues për procesin e integrimit evropian.

“Me qëllim adresimin e rekomandimeve nga procesi screening, por dhe përforcimin e kulturës mbi procesin, konsultimi publik është integruar në udhërrëfyesit respektivë të lidhur me Refomën e Administratës Publike dhe Funksionimin e Institucioneve Demokratike 2023 -2030. Qeveria shqiptare, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin dhe promovimin e këtij procesi dhe në zbatim të rekomandimit VI të GRECO-s, ka mundësuar publikimin e projektakteve me interes te lartë publik edhe në faqet online të ministrive të linjës, sikurse në Regjistrin Elektronik të Njoftimit dhe Konsultimit Publik” deklaroi ministri.

Sipas tij ky angazhim ka sjellë padyshim një përmirësim në procesin e konsultimeve publike duke iu referur gjetjeve të raportit të performancës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 të publikuar nga Qendra e Qeverisjes sipas së cilës: Mbi frekuencën e konsultimeve publike për projektligjet dhe projekt-strategjitë, ky indeks arriti në 93.75%, një rezultat më i lartë se ai i vitit 2023 (92.18%).

Kjo është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë, krahasimisht me 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Sipas raportit të SIGMA/OECD për Parimet e Administratës Publike 2021 Shqipëri konsiderohet si vendi me performancën më të lartë në rajon për sa I përket frekuencës së konsultimeve publike: 93% e projektligjeve dhe projekt-strategjive u konsultuan për një periudhë të paktën 20 ditë pune, duke respektuar afatet ligjore dhe shënuar një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme; 97% e projektligjeve dhe dokumenteve strategjike u publikuan në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm në digjitalizimin e procesit; 70% e projektligjeve dhe dokumenteve strategjike u konsultuan përmes takimeve publike, duke u bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes; gjatë kësaj periudhe, 81 aktorë joqeveritarë u përfshinë si anëtarë të grupeve të punës dhe organeve konsultative; për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, nga 450 komente të marra në kuadër të procesit të konsultimit publik, 231 (51%) janë pranuar.

“Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve, jemi të vetëdijshëm mbi një sërë sfidash të cilat gjenden edhe në gjetjet e raportit që u prezantua sot që lidhen me nevojën për të mundësuar diskutime të thelluara të projektakteve si dhe për të forcuar mekanizmat që sigurojnë reflektimin e komenteve dhe rekomandimeve të palëve të interesuara në aktet përfundimtare” u shpreh ministri.

Zgjidhje, sipas tij, janë platformat digjitale të kombinuara me format tradicionale të cilat mund të sigurojnë përfshirje gjithëpërfshirëse; rishikimi i kuadrit ligjor; forcimi i kapaciteteve institucionale: angazhimi i shoqërisë civile dhe biznesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu