
Vetëm pak ditë pasi u bë publike ndarja e saj nga regjisori i njohur Tim Burton, aktorja italiane Monica Bellucci ka reaguar për herë të parë duke folur me ndjenjë dhe respekt për marrëdhënien që ndanë.
Në një intervistë për revistën Vogue Italia, Bellucci u shpreh:
“Ka disa rrugë që kryqëzohen për të ndërtuar një udhëtim të përbashkët dhe më pas ndahen sërish. Rruga ime dhe ajo e Tim u takuan për të ecur së bashku për një kohë. Por pavarësisht ndarjes, ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.”
Deklarata vjen pas njoftimit zyrtar të shpërndarë më 19 shtator nga agjencia AFP, ku u bë e ditur se Monica Bellucci dhe Tim Burton janë ndarë “me respekt të madh dhe kujdes të ndërsjellë”.
Ndarja e tyre, sipas Belluccit, nuk ka lënë vend për dramë apo konflikte. Përkundrazi, ajo thekson se marrëdhënia e tyre mbetet një kapitull i rëndësishëm në jetën e saj, duke e përshkruar si një lidhje me dashuri dhe vlerësim të ndërsjellë.
/vizionplus.