
Monika na prezanton opinionisten e tretë të BBV 5 siç e pagëzon macen e vet, Sashën, me të cilën e gjeti Lindja e Krishtit në tryezë. Me humor, Kryemadhi shkruan se Sasha “ka opinionet e saj mbi debatet e fundit në reality show, por pavarësisht ironisë, fotoja të kujton menjëherë vargjet e këngës së Pink, Family Portrait: “in our family portrait, we look pretty happy”, një harmoni që ekziston vetëm në kornizë.
Edhe këtu, gjithçka duket e kuruar dhe e qetë në pamje të parë, por detajet e zgjedhura në sfond dhe simbolika e kuadrit lënë të kuptohet se pas fotos fshihet një histori më e ndërlikuar sesa ajo që shihet në sipërfaqe.
Asnjë detaj nuk është rastësor në kuadrin e fotos: perde të kuqe, pizhama të kuqe, një frut pasioni gjysmë i ngrënë në tryezë dhe ish-kryefamiljari Ilir Meta.
Në sfond të fotos, shquhen kollaj portretet familjare në kornizë, me Ilir Metën. E habitshme sepse në një shtëpi të braktisur nga bashkëshorti gjëja e parë që zhduken janë fotot me fytyrën e tij, sidomos kur burri ta ka marrë fytyrën politikisht, publikisht…por ndoshta fotoja kriptike me Sashën mbart një tjetër mesazh të fshehur pas kyçjes së portreteve me ish-bashkëshortin ish-president, në një dollap me çelës…







