Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, duke e cilësuar situatën politike si “një nga momentet më kritike të historisë sonë”.

Në një mesazh drejtuar publikut, Berisha deklaroi se vendi ndodhet përballë një sfide të madhe dhe se pjesëmarrja në protestë është thelbësore për të dhënë një mesazh politik brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Pak orë na ndajnë nga uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar. Të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës,” u shpreh ai.

Akuza të forta ndaj Ramës

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dëmton interesat e vendit dhe se rrezikon rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Sot në Bruksel përfaqësuesit e vendeve më të mëdha të Europës patën para tyre narko-diktatorin e parë të kontinentit,” deklaroi Berisha, duke shtuar se Shqipëria përballet me rrezikun e “shpërbërjes së udhëtimit 32-vjeçar drejt Bashkimit Europian”.

Ai theksoi se qytetarët nuk duhet të pajtohen me atë që e cilësoi si “organizatë hajdutësh”, duke pretenduar se qeveria ka abuzuar me fondet publike dhe po cenon të ardhmen europiane të vendit.

Mesazh për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë

Sipas Berishës, pjesëmarrja në protestë do të jetë një sinjal jo vetëm për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por edhe për partnerët ndërkombëtarë.

“Prania jonë sot është mesazhi më dinjitoz që u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve tanë në BE, SHBA dhe kudo tjetër,” tha ai.

Sali Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore që do të përcjellë, sot më shumë se kurrë, në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, Uashington, Berlin dhe qendra të tjera kryesore, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë.
Dhe jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë.
Skenari sot zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit menjëherë të fazës tjetër të grushtit të shtetit, nga Edi Rama.
Por zhvillohet edhe pas kartonit të zi, që i nxorrë mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që për vjedhjet e tij, është i gatshëm ti vërë fjalën një procesi aq jetik, integrimit Europian të Shqipërisë, ëndërrës më fisnike të shumë e shumë gjeneratave, ëndërrës së Shqipërisë, zonjë në Europë.
Në këtë kuadër dua të theksoj këtu, thirrjen time për shqiptarët kudo që janë. Është jetike, vendimtare kontributi i tyre.
Shumë e shumë prej tyre, fluturojnë nga vendet ku janë dhe vijnë në Shqipëri, por ftoj ata, të organizohen për protestët më të fuqishme që janë zhvilluar ndonjëherë, para përfaqësive të narkoshtetit në vendet ku jetojnë.
Këto protesta të cilat PD do japë kontributin e saj me anëtarët dhe mbështetësit, janë sot të domosdoshme dhe jetike, në këto çaste, në këto momente kur Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji, standardi, norme morale në qëndrimet e tij, si kryeministër ndaj shqiptarëve.
Pra, kjo protestë shënon, hap dhe siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narkoshtetit, për të ju thënë popujve të atyre vendeve se, kjo përfaqësi përfaqëson narkoshtetin, kurse ne në rrugë përfaqësojmë kombin shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu