
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku po zhvillohet votimi i fshehtë për kryetarin, është shoqëruar me skena të pazakonta nga opozita. Deputetët opozitarë kanë zgjedhur të abstenuar duke hedhur në kutitë e votimit postera që mbanin me vete kundër qeverisë Rama, në vend të fletëve të votimit.
View this post on Instagram
Një nga momentet më të spikatura ishte ai kur deputetja e re Sara Mila u nis të hidhte fletën e saj në kuti pa e plotësuar. Veprimi i saj u prit me duartrokitje dhe batuta nga radhët e opozitës, ku Gazment Bardhi nuk hezitoi të bënte shaka me zë të lartë, duke e kthyer çastin në një episod humoristik në sallën e parlamentit.
Ndërkohë, procesi i votimit vijon, ndërsa opozita po përdor mënyra simbolike për të shprehur kundërshtinë e saj politike.