
Tifozi i cili ra sot gjatë ndeshjes së zhvilluar në Rrogozhinë Egnatia -AF Elbasani quhet Vullneti Gjuzi, banues në lagjen nr 1. Rrogozhinë. Gjuzi ka pësuar dëmtime anësore në kokë dhe fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi për gjendjen jashtë rrezikut të tifozit të aksidentuar pritet me duartrokitje. Ndeshja ka rifilluar pas 15 minuta ndërprerje.
Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit në stadiumin e Rrogozhinës u ndërpre në minutën e 78-të të saj pas një incidenti që përfshiu një tifoz të skuadrës vendase.
Tifozi në fjalë është rrëzuar nga tribuna ballore duke përfunduar në pistën e stadiumit. Bakajoko i Egnatias ishte i pari që sinjalizoi për mjekët të shkonin me shpejtësi me më pas edhe lojtarë e tjerë të cilët kërkuan menjëherë afrimin e ambulancës.
Ndeshja u ndërpre për 12 minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar./oranews