Turma e protestuesve u zhvendos nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty ku krijuan tensione duke u konfontuar me policinë. Protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka u vendosën tek selia e PS-së. Ata kanë hedhur në drejtim të godinës bomba molotov. Hyrja e saj është përfshirë nga flakët, ndersa protestuesit bërtisnin: RAMA IK!
Foto galeri (LSA)
Nderkaq ka nderhyre policia duke i shperndare protestuesit me gaz lotsjellës, çka ka detyruar tërheqjen e demokratëve nga selia e PS-së.
Gazi lotsjellës duket se ka prekur dhe deputetet e PD-së në protestë të cilët kanë vendosur të vijojnë marshimin drejt Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme.