
Modeli i Inteligjencës Artifciale për të përshpejtuar integrimin në BE është implementuar brenda platformës së integrimit, një sistem i qendërzuar që përdoret nga të gjitha strukturat tona të integrimit.
Jo shumë kohë më parë, çdo dokument, shkresë a raport që kërkohej nga BE kishte rrugëtim në labirint pa fund,emaile të pafundme, skedarë ëordi sa andej këtej, punonjës që harronin të hidhnin të dhëna rrëmujë totale . E në fund cdo gjë bëhej bashkë me vonesa e gabime njerëzor. Sot platforma e integrimit ka automatizuar të gjithë procesin e punës. Mjafton të ngarkohet raporti përfundimtar, gjenerohet dokumenti final dhe ndihmon të monitorojë çfarë është realizuar në kohë reale dhe në mënyrë transparente” shpjegoi drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.
Për kryeministrin Rama ky është një hap që do ndihmojë për realizimin e objektivit për të çuar Shqipërinë drejt BE-së në 2030. Rama ndonëse u përpoq të fshihte nervozizmin për ‘ngjarjen e ditës’ atë të arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sulmin e opozitës, duke thënë se historia do I fshijë e do mbetet vetëm integrimi
Me këtë model jemi gati gjithçka ta mbyllim e nga pikëpamja teknike ta mbyllim brenda 2027 për ti dhënë kohë procesit politik, ratifikimit në parlamentet e vendeve të BE-ë e 2030 të na gjejë flamurin tonë në resht i pari.Kemi ardhur në një fazë që të huajt na shohin me ‘A’ ndërsa brenda vetes ‘Sh… shsh…’ histori e njohur që e përndjek Shqipërinë den babaden por edhe për këtë arsye me anëtarësimin në BE do të mbarojë.
Ata po e afrojnë. Kjo është historia që po shkruajmë ne. Të gjitha këto që jetojmë në të përditshmen do ti marrë era. Ajo që do të mbetet është arkitektura e shtetit të ri europian dhe flamuri në oborrin e BE-së
Prezantimi i modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi./Shqiptarja