Miu i arave është kthyer në një problem shqetësues për fermerët e Maliqit,pasi ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Kultura e mollës,jonxhia por edhe depot e drithërave janë ato që rrezikojnë më së shumti në këtë periudhë.
Sipas specialistëve luftimi në kohë i këtij brejtësi bën që të mos ketë dëmtime të shumta në pemtoret, pasi ai arrin ta gërryejë atë deri në tharje.
Shqetësim për specistët është shtimi i popullatës së miut të arave,ndikuar nga moti me temperatura të larta.
Shtimi i tyre bëhet në mënyrë të shpejtë aq sa nuk mund të luftohen në mënyrë individuale.
Specialitët e bujqësisë sqarojnë se për këtë situatë problematike është njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë për marrjen e masave konkrete e cila ka premtuar ndërhyrje brënda këtij viti në gjithë zonën e prekur.
/Balkanweb