Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin Antonis Samaras pas një interviste ku ai sulmoi atë dhe Giorgos Gerapetritis, duke folur për tradhti.

Në një deklaratë të Demokracissë së Re thuhet se me qëndrimet e veta, Samaras e përjashton sërish veten nga partia.

yacht hotel sarande

Megjithatë, sipas zëdhënësit Pavlos Marinakis, historia nuk do të përsëritet dhe mazhoranca do të qeverisë në mënyrë të qëndrueshme.

Përjashtimi i ish-kryeministrit do të jetë i dyfishtë, si nga partia, ashtu edhe nga grupi parlamentar.

“Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re”, tha Antonis Samaras në reagimin e tij ndaj vendimit të kryeministrit për ta përjashtuar nga partia në pushtet.

Në të njëjtën kohë, Samaras deklaroi se ka folur dhe do të flas vetëm për gjëra që shqetësojnë Greqinë.

“Pra na tregoni ku e kam gabim. Në vështirësinë e qytetarëve për të përballuar situatën? Në agjendën e zgjuar, që ndërsa vetë e solli në Greqi, pas zgjedhjes së Trump flet befas për tiraninë e pakicës? Apo ndoshta sepse propozova Kostas Karamanlisin për President të Republikës?”-tha ai.

Në përfundim të deklaratës së tij, Samaras theksoi se ka sakrifikuar gjithçka për vendin e tij, madje edhe shëndetin e tij.

“Megjithatë, askush nuk mund të më detyrojë të sakrifikoj ndërgjegjen time. Gjyqtari i të gjithëve do të jetë populli dhe historia”, u shpreh ish-kryeministri.

Samaras tha në një intervistë disa ditë më parë se qeveria po kultivon një klimë tolerimi me Turqinë, në një kohë kur fqinjët e grekëve kanë rritur nivelin e pretendimeve.

Ish-kryeministri sulmoi Mitsotakis, duke i përmëndur “të qeshurat dhe përzemërsinë e tij” me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Erdogan dhe Fidan./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu