Ura e re e Kukësit vazhdon të jetë e mbyllur edhe përse në pamje të parë ajo duket e përfunduar.E parashikuar për t’u hapur brenda muajit qershor ura mbetet e mbyllur pa asnjë shpjegim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Mos hapja e ures se re po sjell edhe bllokimin te nje segmenti 5 km ne hyrje te ures se vjeter qe sipas qytetareve kosovare po pengon levizjen e mjeteve drejt bregdetit shqipar ne nje kohe ku fluksi ne gjysmen e dyte te gushtit eshte teper i larte.

yacht hotel sarande

Pas një mbulimi të madh mediatik në fillim të sezonit të verës për rëndësinë e urës dhe për veçantinë e saj, duket se diçka po pengon hapjen e urës ndërkohë që lajmet dhe postimet e autoriteve kanë ndaluar prej një muaji e gjysmë duke mos dhënë informacion për çështjen.

Përgjigja e vetme e autoriteteve është se ura do të hapet së shpejti. Ura e Re zëvendëson urën e vjetër ekzistuese dhe sipas projektit, do të nxjerrë jashtë loje urën ekzistuese duke bllokuar njëherësh edhe hyrje-daljet historike në qytetin e Kukësit.

Hyrje-daljet janë planifikuar të bëhen përmes Bypass-it të Gostilit, në një rrugë rreth katër kilometra më të gjatë që nuk është aspak të përshtatshme për të përballuar fluksin e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë më herët ka pasur edhe një reagim nga Këshilli Bashkiak i Kukësit për mbylljen e qarkullimit nga ura e vjetër I cili vendosi unanimisht t’i kërkojë autoritetit rrugor që ndërtimi i urës së madhe mbi lumin Drin të mos nxjerrë jashtë funksionit urën vjetër pasi për banorët e zonës bllokohet hyrje-dalja në pjesën perëndimore te qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu