Producentja, Xhilda Toska në një intervistë në Ora Neës u shpreh se për herë të parë në trojet shqiptare një pjesëmarrje i dedikohet gruas.
Toska: Daljet televizive për ‘’Miss Mamma’’ kanë qenë të shumta sepse ishte edhe një event i cili erdhi për herë të parë në trojet shqiptare në llojin e tij.
Sepse siç e kam thënë pra kurrë më parë nuk kishte ndodhur në trojet shqiptare, gruaja të ngjitej në skenë dhe të sfilonte për bukurinë e saj, por jo vetëm fizike por shumëdimensionale.
Dhe njëkohësisht meqë vjen dhe përë 8 marsin, në kuadër të të drejtave të gruas i dhamë edhe zë gruas për të drejtat e saj.
Pra është një event shumëdimensional që vjen në skenë me vëmendje gruan.
Erdhi në skenë për herë të parë në teatrin ‘’Skampa’’ të Elbasanit në datën 10 mars të vitit 2023 ku pasoi më pas në 2024 ku pjesëmarrja ishte akoma edhe më e gjerë./oraneës