Proteinat janë kthyer në “obsesionin” e fundit në ushqyerje, por ekspertët paralajmërojnë se teprimi mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

Sipas studiuesit Valter Longo, konsumimi i lartë i proteinave, veçanërisht atyre me origjinë shtazore, lidhet me plakje më të shpejtë dhe rrezik më të lartë për sëmundje si kanceri, diabeti dhe problemet kardiovaskulare.

Ai thekson se për shumicën e njerëzve mjafton rreth 0.8 gram proteina për kilogram peshë trupore në ditë, dhe rritja e kësaj sasie nuk sjell përfitime të mëdha për muskujt, nëse nuk shoqërohet me aktivitet fizik.

Ndërkohë, proteinat bimore si bishtajoret, farat dhe drithërat konsiderohen më të sigurta dhe më të dobishme për jetëgjatësinë.

Studimet tregojnë se edhe atletët që ndjekin dieta me bazë bimore mund të kenë performancë të mirë, madje në disa raste më të lartë se ata që konsumojnë më shumë mish.

Ekspertët këshillojnë një dietë të balancuar, ku pjesa më e madhe e proteinave vjen nga burime bimore, ndërsa mishi të konsumohet me moderim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu