Adem Qorolli, ekspert i ekonomisë ishte i ftuar në emision e së premtes në emisionin “Bon Bon” në RTV21.
Qorolli në këtë intervistë foli për shumë tema ndër të tjera edhe për ngritjen e çmimeve në Kosovë.
Sipas Qorollit bizneset në Kosovë kur nuk e kanë pasur konkurencë shtetin e Serbisë i kanë ngritur çmimet.
“Ne kemi pasë një limit në deri gati dy vite pa taksën e Serbisë dhe kemi pa bizneset e sidomos të industrisë së mishit, industrisë së drurit industrisë së pijeve, që në momentin që nuk e kanë pasë një konkurrence nga shteti i Serbisë, kanë lëvizë çmimet për 50 centë deri në një euro e deri në dy euro dallim për një produkt, tha Qorolli.
Ai ka ngritur shqetësimin për keqpërdorim të tregut.
“Unë e marr shembull produktin e mishit kemi pasë me 9.80 për kilogram, sot e kemi me 7.5, apo 8 nuk ka mundësi tash brenda një muaji me një konkurrencë të mishit nga Serbia prodhimet e Republikës të Kosovës të bien me 1.5 apo 2, por një muaj nuk bie tash fuqia punëtore, se punëtorëve nuk iu ulën rrogat, as rryma nuk u zbrit, as tatimet nuk u zbritën e ky është dallimi që ne si ekspertë e shohim keqpërdorim të tregut të Republikës”, tha tutje ai./21Media