
Në Shqipëri po qarkullojnë shumë ushqime të thata dhe konserva me çmime shumë të ulëta për qentë dhe macet, të gjera në supermarkete dhe dyqane të zakonshme. Megjithatë, sipas veterinerëve dhe specialistëve të ushqyerjes së kafshëve, këto produkte shpesh nuk garantojnë cilësinë e duhur të përbërjes, dhe mund të kenë pasoja negative për shëndetin e kafshëve shtëpiake më vonë.
Veterinerët theksojnë se shumë nga ushqimet më të lira për kafshë përmbajnë përbërës të paidentifikuar, nënprodukte mishi me cilësi të ulët dhe konservantë artificialë, gjë që mund të ndikojë në tretshmërinë e dobët, probleme me lëkurën dhe gëzofin si dhe përkeqësim të energjisë dhe vitalitetit të kafshëve.
“Një çmim shumë i ulët shpesh reflekton edhe një cilësi të ulët të përbërjes, dhe kjo mund të krijojë probleme të shëndetit afatgjatë,” shpjegojnë specialistët. “Ushqimet e balancuara, me përbërës të identifikueshëm dhe origjinë të qartë, janë më të sigurta për qentë dhe macet.”
Sipas veterinerëve, zgjedhja e ushqimit të thatë dhe konservave duhet të bëhet me kujdes, duke lexuar listën e përbërësve dhe duke preferuar produkte me mish të freskët dhe burime proteinike të qarta, në vend të formulave shumë të përpunuara me çmime jashtëzakonisht të ulëta.
Ata tërheqin vëmendjen se konsumimi i ushqimeve shumë të lira, sidomos ato që nuk tregojnë origjinën e përbërësve, nuk duhet të konsiderohet i njëjtë me një dietë të shëndetshme, dhe në shumë raste mund të jetë më i dëmshëm sesa një ushqim i zakonshëm me çmim më të lartë, por më të mirë nga ana ushqyese.
Disa prej markave që veterinerët në Shqipëri këshillojnë për kafshët janë ushqime të linjës së VetExpert apo Happy Cat, Happy Dog, çmimi i të cilave varion te rreth 30 euro për 2 kg VetExpert dhe po aq për 4 kg të linjës Happy Cat/Dog për kafshë të sterilizuar/kastruar ose jo.
Një nga klinikat ku mund t’i gjeni markat e rekomanduara nga mjekët veterinerë është:
@klinika_veterinare4zampe 4ZAMPE Rr. Tefta Tashko paralel me rr.Hoxha Tahsim mes ish ATSH dhe Pazarit të ri






