Helikopteri Cougar dhe rreth 60 efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit që po zhvillohet në një sipërfaqe me pishë e shkurre, në njësitë administrative Fan dhe Orosh të bashkisë Mirditë.
Së bashku me punonjës të strukturave vendore, mjete zjarrfikëse, forcat operacionale e kanë përqendruar punën në mbajtjen e zjarrit larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan, në rrugën që shkon në Shëngjin.
Në ndihmë të këtyre forcave janë edhe zjarrfikës nga bashkitë e Tiranës e Kamzës me mjetet e tyre.
Të tjera forca janë duke punuar për izolimin e zjarreve në 5 vatrat e tjera aktive në Kurbin, Kukës, Vlorë, Shkodër e Korçë, ku situata është nën kontroll.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu