Ministrat e kabintetit qeveritar kanë prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për herë të parë për vitin 2025.
Lajm i mirë erdhi nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili njoftoi se sot është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët.
10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.
Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë.
“Miratuam sot bonusin e pranverës. Bonusi i ri do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lejkë për pensionistët me pension bazë më pak se 20 mijë lekë në muaj, bonusin prej 5 mijë lekësh e përfitojnë ata me pension pleqërie më të lartë.
Rikonfirmimin i angazhimit që hapësirat e krijuara nga rritja ekonomike të konkludojë në përfitime për qytetarët.
Miratuam sot edhe projektligjin “Paketa e maleve” që është një nismë për ekonominë e maleve, projektligj i cili nxit dhe sjell një qasje alternative për të ofruar lehtësi dhe ndihmuar që ekonomia malore e cila në vitet e fundit ka ngelur pas asaj të zonave urbane dhe bregdetare, ta nxisim e shohim me përparësi”, – tha ai.
Banusi i pensionistëve në Pranverë ishte prezantuar më herët nga Kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt./Boldnews