
Kush tha që inteligjenca artificiale nuk sjell surpriza? Ministrja e parë virtuale në botë, Diella jonë digjitale, doli sot në rrjete sociale me një foto të re, e zhveshur nga kostimi i zadrimores dhe tani e gjitha në rozë për nder të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Por në vend që të flitej për mesazhin sensibilizues, sytë e qytetarëve u ngulitën diku tjetër: dora e Dielles kishte plot 6 gishta!
Komentet nuk vonuan:
- “Duket se edhe ministrja jonë digjitale ka përfitime shtesë – një gisht më shumë për të firmosur ligje më shpejt!”
- “Mbase është bonus nga softueri, njësoj si kur merr ofertë 5+1 falas.”
Pas valës së talljeve, fotoja u hoq me shpejtësi nga faqja zyrtare, por tashmë internetit nuk i fshihet gjë – imazhi është bërë viral dhe po qarkullon kudo.
Batuta më epike edhe pse pak misogjene mbetet ajo se kur Diellën do ta shohin me 3 c*ca!