
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me skandalin e mishit të pulës me salmonelë të importuar nga Brazili.
Këlliçi shprehet në postimin e tij në Facebook, se ky është një alarm i drejtpërdrejtë për shëndetin e popullsisë dhe kërkon përgjigje të menjëhershme nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Denaj.
REAGIMI I PLOTË I KËLLIÇIT:
Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!
Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.
Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.
Kjo është një çështje urgjente!!! Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.
Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!
Në një investigim të emisionit “Piranjat” në SYRI TV, është zbuluar se 27 ton mish pule i importuar nga Brazili është i infektuar me bakterin e Salmonelës, pas analizave të kryera nga ISUV. Kjo sasi e mishit të dyshuar është hedhur në treg pa pritur rezultatet e analizave, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve./dosja